Dy pengje janë shpëtuar dhe të njëjtit u transferuan në Izrael, kanë thënë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, në një operacion që mori jetën e dy ushtarëve.
“Gjatë një operacioni në Gaza, trupat e pengjeve Eden Zakaria dhe rreshterit Ziv Dado u gjetën nga forcat speciale të IDF dhe u kthyen në Izrael”, thuhet në një deklaratë të IDF.
Dy ushtarë rezervë të IDF-së u vranë në operacionin për lirimin e trupave, njofton IDF, raporton skynews.
“Pas një procedure identifikimi të kryer nga zyrtarë mjekësorë dhe rabinë ushtarakë së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Izraelit, sot përfaqësuesit e IDF-së dhe policisë izraelite informuan familjet e të vrarëve”, shtoi ai.
Eden Zakaria u rrëmbye nga Hamasi në festivalin muzikor Re’im Nova më 7 tetor, ndërsa Ziv Dado u kap ndërsa shërbente si mbikëqyrës logjistik në Brigadën Golani të IDF-së në të njëjtën ditë.
Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/