Site icon Telegrafi

Lirim Kastrati: Do të jetë ndeshje e mirë ndaj Shqipërisë, por duam fitoren

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Kastrati është shfaqur optimistë për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do ta zhvillojnë më 15 tetor në Elbasan kundër Shqipërisë.

Lirim Kastrati e vlerësoi duelin me kuqezinjtë si të veçantë duke pasur parasysh se ballafaqohen vëllezërit e një kombi.

Megjithatë, shtatlarti shtoi se në fushë do të japin maksimumin për fitore pasi synojnë ta kalojnë grupin.

Lexo po ashtu Prekazi optimist për ndeshjen ndaj Shqipërisë: Do të japim më të mirën, le të fitojë ai që e meriton

“Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e  mirë, sepse është e veçantë pasi të gjithë që zbresim në fushë do të jemi shqiptarë”, ka thënë fillimisht Kastrati.

“Por, ne do të japim maksimumin për të pasur rezultat të mirë dhe për të ecur përpara në grupin tonë”.

“Edhe vetë kam luajtur me Shqipërinë U17 dhe kam shokë atje, por kur hyj në fushë nuk mendoj asgjë tjetër përveç lojës dhe e jap maksimumin për shtetin tim”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version