Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Kastrati, ka vazhduar me formë të lartë dhe gola në Superligën e Kroacisë.
Lokomotiva Zagrebit ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Rijekës.
Kjo fitore e kryeqytetasve erdhi në ndeshjen derbi të javës së tetë të HNL Superligës së Kroacisë.
Në këtë ndeshje shenj la edhe sulmuesi i talentuar kosovar, Lirim Kastrati, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes.
Goli i Kastratit erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes pas një goditje superiore nga distanca.
Ky gol ishte i epërsisë 2-0 dhe me këtë gol përfundoi ndeshja.
Me këtë gol, Kastrati tani arrin në shifrën e pesë golave dhe është lartë në renditjen e golashënuesve.
Këtë gol mund ta shihni në videon e mëposhtme nga minuta 2:45. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XPdm3cfQB8M