Site icon Telegrafi

Lirim i çmimeve në Ohër për banorët e qyteteve të ndotura

Hotelet e Ohrit në periudhën që vijon do t’i ulin çmimet për banorët e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit si qytete me ajrin më të ndotur në Maqedoni. Nisma ku janë nënshkruar më shumë hotelierë, ka për qëllim të sigurojnë të paktën disa ditë që këta njerëz të thithin ajër të pastër që e ofron Ohri, thonë hotelierët.

“Për mysafirët nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari që jetojnë atje dhe kanë letërnjoftime të këtyre qyteteve, mund të qëndrojnë gjatë muajit janar dhe shkurt për një çmim prej 990 denarë. Ky çmimi është 50% më i ulët se kostoja e çmimit normal. Njerëzve u ofrojmë diçka të pazakontë, kosto më të ulët, për më pak para të vijnë dhe të thithin ajër të pastër”, thotë për Alsat menaxheri i Hotel Granit, Pero Kutanoski.

Kutanoski shpreson do të ketë interesim për shkak se bëhet fjalë për aranzhime të bazuar në gjysmë pensione. Për autoritetet lokale të Ohrit politika për uljen e çmimeve është një hap i mirë i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit lokal, por edhe për të tërhequr më shumë mysafirë në Ohër.

“Të gjithë mysafirët e këtyre qyteteve të mund të vijnë në Ohër me çmime të ulëta dhe kështu Ohri të tregojë një mikpritje që e kemi si qytet dhe ata kanë si mysafir. Megjithatë, në këtë rast të jepet edhe një aspekt i vogël humanitar”, deklaroi Jovan Stojanovski, Kryetari i Komunës së Ohrit.

Shkupi kohëve të fundit ishte qyteti më i ndotur në botë, por situata nuk ishte më e mirë as në Tetovë dhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë.

Exit mobile version