Telegrafi

Liridoni rrëfen se kush e ka futur në Big Brother

Kleodiana ka kërkuar të dijë nga Liridoni se përse ka hyrë në shtëpinë e Big Brotherit.

“Për gjithçka që është e mirë për mua. Çmimin e madh nuk e kam menduar ndonjëherë”, është shprehur ai.

Kleodiana e ka pyetur më tej nëse mendon se nuk mund të fitojë dhe ai i përgjigjet pozitivisht.

Biseda mes Liridonit dhe Kleodianës (Big Brother)

“Po! Jemi shumë këtu dhe secili ka lojën e vet. Unë nuk mendoja që do të më merrnin se kam aplikuar edhe vitet e tjera”, ka shtuar Liridoni.

Kleodiana ndan një tjetër qëndrim në lidhje me mundësitë që ka ai për ta fituar çmimin. “Unë besoj se do ta fitoje”, i thotë ajo.

Më pas, Liridoni i thotë të vërtetën sesi ka hyrë në shtëpi: “Më ka futur motra e vogël. Ajo ka aplikuar për mua, s’e kam bërë vetë aplikimin”. /TCH/Telegrafi/