Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Në mesin e shumë temave të diskutuara në këtë podcast, Leci sqaroi gjithashtu edhe akuzat për kurdisje të ndeshjeve në Suedi, sa ishte pjesë e Landskrona BoIS.
Ai gjithashtu zbuloi edhe nëse ky rast ia ka pamundësuar atij që të udhëtojë në shtetin suedez.
“Ka pasur akuza për disa ndeshje dhe e kam sqaruar një herë, e sqaroj njëqind herë që në ato ndeshje unë nuk kam luajtur kam qenë i lënduar”.
“Domethënë, bëhet fjalë për pesë ose gjashtë ndeshjet e fundit, ku unë nuk kam luajtur, kam qenë me ligament të zgjatur dhe këtë e kam cekur disa herë”.
“Pas këtyre akuzave jo vetëm për mua, por kanë qenë katër ose pesë futbollistë që janë akuzuar ndoshta pa shumë të drejtë mundem të them lirisht, sepse ata futbollistë vazhdojnë të luajnë”.
“Por ka ardhur një lajm që banda ose mafia ka qenë e Ballkanit kaq dhe në atë kohë kam qenë vetëm unë i Ballkanit në Landskrona”, ka shpjeguar ndër të tjerash Leci.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix dhe Lasko./Telegrafi/