Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë futbollisti i njohur kosovar Liridon Krasniqi i cili ka një karrierë të bujshme në Evropë dhe në Azi.
Mes shumë temave që u folën me Krasniqin, ai ka rrëfyer edhe për aventurën e tij në Malajzi atje ku ai u shndërrua në një ‘idhull’ të popullit vendas.
Krasniqi tregon se si para ardhjes së tij në Malajzi atje nuk kishin shumë njohuri për Kosovën, gjë e cila eventualisht ndryshoi.
“Unë kur kam shkuar në Malajzi, në ekipin tim nuk kanë ditur kush është Kosova, për Shqipërinë e kanë ditur ama për Kosovën nuk e kanë ditur. Ishte viti 2015 atë kohë dhe menjëherë shkuam në finale që patëm luajtur para 120 mijë shikuesve”.
“Unë kur kam hyrë në stadium 120 mijë shikues kur kam shikuar në anën e djathtë, 50 flamuj vetëm të Kosovës edhe atëherë thashë tash e dinë të gjithë në Malajzi kush është Kosova”.
“Edhe puna e fëmijëve është njëfarë sendi që me të vërtetë duhet ta përjetosh vet, me ia ngjit emrin tënd vetëm për shkak teje”.
“Unë kam kontakt me prindërit dhe fëmijët e tyre dhe kur jam në Malajzi shkoj i vizitoj dhe u dërgoj fanella”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Krasniqi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/