Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët shqiptarë që bën karrierë në futbollin aziatik.
Mesfushori nga Vitia ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit të Malajzisë me skuadrën Kedah FC duke fituar të gjitha.
Pas Kedah, ai është bashkuar me skuadrën mbretërore Johor JDT, ku ka fituar edhe titullin e kampionit.
Edicionin e kaluar Krasniqi ishte i huazuar në kampionatin australian tek Newcastle Jets.
Por pasi i përfundoi huazimi te kjo skuadër, Krasniqi do të huazohet përsëri nga Johor, e tani në një kampionat krejt të ri.
29-vjeçari do të vazhdoj karrierën për një vit në elitën e futbollit indian, ku Telegrafi ka marrë vesh se është huazuar tek skuadra Odisha FC, që ka blerë aksione legjenda spanjolle, David Villa.
Legjenda spanjolle e ka afruar lojtarin nga Kosova në skuadrën e tij, ku Krasniqi shihet si shpëtim për këtë ekip që ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.
Për Krasniqin kjo do të jetë një aventurë e re në futbollin indian, por ai do të përfitojë edhe një pagë të majme.
Paga vjetore që Krasniqi do ta marrë tek kjo skuadër kalon shifrën e një milionë eurove neto.
Kjo skuadër drejtohet nga trajneri i njohur spanjoll Kiko Ramirez i cili më parë ka drejtuar edhe Valencian.
Ndërkohë më parë këtë ekip e kanë drejtuar edhe emra të mëdhenj të futbollit si Roberto Carlos apo Gianluca Zambrotta.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme. /Telegrafi/