Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja më interesante u zhvillua në Prizren, ku Liria ishte nikoqire e Gjilanit.
Skuadra vendase arriti të shënoi fitore minimale 1-0, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.
Ishte minuta e 70-të e ndeshjes kur gjyqtari kryesor akordon penallti për vendasit.
I saktë nga pika e bardhë ishte mbrojtësi Visar Berisha që i dhuroi tri pike skuadrës bardh e zi.
Ndërkohë ndeshja tjetër e zhvilluar mes Hajvalisë dhe Besës nuk dhuroi fitues.
Që nga minuta e pare deri në fund edhe pse të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi ndeshja përfundoi pa fitues 0-0. /Telegrafi/