Liria e Prizrenit ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Kosovës.
Luhej minuta e nëntë e ndeshjes kur vjen goli i parë, ku mbrojtësi Elton Basriu ka realizuar me kokë për 1-0 pas rivënies me dorë nga vija e anësore e Endri Vrapit.
Pas këtij goli ishte Gjilani që mori lojën e në dorë dhe në minutën e 27-të kishte mundësi ta barazojë rezultatin, por Betim Haxhimusa godet vetëm pingulen nga pika e bardhë.
Megjithatë, në minutën e 36-të erdhi goli i barazimit, ku kapiteni Ylber Kastrati shënoi me kokë për 1-1.
Në minutën e 42-të, Armend Thaqi ishte gati të kaloj Gjilanin në epërsi, por goditja e tij e fortë goditi transversalen, ndërsa në minutën e 45-të Artur Magani shënoi për 2-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Liria që shënoi e para me anë të Maganit, i cili shënoi nga afërsia për 3-1.
Gjilani arriti të kthehet në lojë në minutën e 74-të me një gol të Betim Haxhimusës, por edhe përkundër se luajtën për më shumë se 15 minuta me një lojtarë më shumë, nuk arritën të barazojnë dhe në fund humbën nga Liria me rezultat 3-2.
Pas kësaj fitore, Liria rikthehet në pozitën e tretë me 47 pikë, ndërsa Gjilani zë pozitën e shtatë me 43 pikë. Në gjiron e radhës, prizrenasit e presin Trepçën ’89, ndërsa gjilanasit luajnë në derbin e qytetit ndaj Dritës. /Telegrafi/