Kanë mbetur edhe një javë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit.
Pothuajse të gjitha klubet kosovare janë në vlugun e përgatitjeve për sezonin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha klubet e ligës elitare kosovare kanë freskuar radhët e veta me lojtar të rinj për të arritur objektivat e tyre.
Por, vetëm Liria deri më tani zyrtarisht nuk është përforcuar me ndonjë lojtar ani pse ishte paralajmëruar një gjë e tillë prej udhëheqësve të klubit.
Prizrenasit kanë filluar tashmë stërvitjet për pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës gjersa gjatë ditës së djeshme kanë shënuar fitore në ndeshje kontrolluese kundër Fushë Kosovës me rezultat 4-1.
“Arpagjik’t” deri më tani zyrtarisht kanë larguar mbrojtësin që u soll me bujë të madhe, Ibrahim Walidjo.
Ndryshe, Liria zë pozitën e dhjetë të renditjes tabelore me 19 pikë dhe gjendet në zonën e barazhit për mbetjen apo rënien nga Superliga. /Telegrafi/