Site icon Telegrafi

Liria fiton derbin me Feronikelin, vendos Mevlan Zeka

Liria ka shënuar fitore përballë Feronikelit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dyja skuadrat që provonin  të gjenin rrugën e rrjetës, por që nuk arritën ta gjenin golin.

Pjesa e dytë nisi furishëm për prizrenasit që arritën ta gjenin golin e epërsisë.

Melvan Zeka ishte ai që shënoi në minutën e 54-të pas një aksioni shumë të bukur të vendasve, ku Roni Gashi dhuroi një asistim fantastik për të dhe sulmuesi  mposhti ish-skuadrën e tij.

Deri në fund Nikli tentoi ta barazojë rezultatin, por nuk arriti.

Në minutat e fundit drenicasit mbeten edhe pa Mendurim Ollurin i cili u ndëshkua me kartonë të kuq.

Fillimisht shënoi me dorë dhe mori karton, ndërsa në fund pas ndërhyrjes së rëndë mori kartonin e dytë të verdhë.

Liria pas kësaj fitore mbetet në kontakt me pozitat e larta të renditjes me 34 pikë, ndërsa Feronikeli është i shtati me 31. /Telegrafi/

Exit mobile version