Telegrafi

Liria dhe Hajvalia triumfojnë, barazim në Gjilan

Liria ka arritur një fitore të madhe si vendas ndaj Prishtinës.

Prizrenasit kanë shënuar një fitore tejet të rëndësishme për mbijetesë, duke mposhtur kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje për bardhezinjtë e shënoi Besart Islamaj në minutën e fundit të ndeshjes pas asistimit nga Liridon Fetahaj.

Me këtë fitore Liria është ngritur në pozitën e tetë me 34 pikë të tubuara, ndërsa Prishtina ka rënë në pozitën e 10-të në tabelë me 31 pikë.

Hajvalia ka mposhtu Vushtrrinë me rezultat të thellë 4-1, duke vazhduar luftën për titull.

Braziliani Da Luz shënoi dy gola, ndërsa Liridon Leci me një tjetër dhe Egzon Feka me autogol shënuan për Hajvalinë, ndërsa Vushtrriasit golin e nderit e realizuan nëpërmjet Edon Pasomës.

Ndeshja e fundit u zhvillua në Gjilan, ku Gjilani dhe Besa e Pejës u ndanë baras. /Telegrafi/