Site icon Telegrafi

“Liri për viktimat e Gruevizmit”: Nuk duam drejtësi selektive (Video)

Iniciativa qytetare “Liri për viktimat e Gruevizmit” kërkon amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar.

Ata në konferencë për shtyp kërkuan që Kuvendi ta fus në rend dite propozim ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Familjarët e të akuzuarve gjithashtu u ankuan edhe për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para 18 ditëve në Kuvendin e Maqedonisë dorëzuar propozim për ligjin për amnisti. Nga kryetari i Kuvendit morëm informacionin se propozimi është dorëzuar tek gjithë deputetët, por nuk morëm asnjë përgjigje”, tha Meri Nikollova, në konferencën e përbashkët të familjarëve të personave që janë në burg.

Aktivistët e kësaj iniciative treguan se ka persona me shikim të dëmtuar, persona me kancer të cilët nuk iu lejohet shërimi në shtëpi por mbahen nëpër burgje në kushte jo njerëzore.

Aktivistët poashtu paralajmëruan se në rast se propozim ligji i tyre nuk përfillet as nga Kuvendi as nga kryeministri, atëherë ata do të vendosen në tenda para Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version