Telegrafi

Lippi: Juve duhet ta shesë Pogban

Marcello Lippi mendon se Juventusi duhet të marrë shembull shitjen e Zinedine Zidane dhe ta shesë Paul Pogban këtë verë.

Mesfushori francez po kërkohet nga klubet kryesore evropiane dhe vlera e tij është 100 milionë euro.

Trajneri legjendar mendon se Zonja e Vjetër do të përfitonte shumë me shitjen e 23-vjeçarit dhe do të mund t’i blinte disa lojtarë.

“A duhet që Juve ta shesë Pogban? Kur u ktheva te Juve pas qëndrimit tim te Interi, Andrea Agnelli më tha se do ta shisnin Zidanen”.

“Në fillim nuk u pajtova, por pastaj ai më siguroi se paratë do të investoheshin. Në fakt, i shfrytëzuam ato para për ta rindërtuar skuadrën me Gigi Buffon, Pavel Nedved e Lilian Thuram. Pastaj fituam gjithçka”, ka treguar Lippi për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/