Site icon Telegrafi

Lippi: Buffon është dashur të pensionohet te Juve

Marcello Lippi dhe Gianluigi Buffon (Foto: Gety Images)

Ish-trajneri i Juventusit, Marcello Lippi, mendon se Gianluigi Buffon është dashur të pensionohej te Zonja e Vjetër.

Portieri italian i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Bianconerët, por edhe pse pritej pensionimi i tij, ai vendosi të vazhdonte të luajë.

Marcello Lippi dhe Gianluigi Buffon (Foto: Gety Images)

Nga sezoni i ardhshëm, 40-vjeçari do të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Kam folur shumë shpesh me Buffonin në tre-katër muajt e fundit. Gjithmonë i kam thënë: ‘Ti vendos, mos prano asnjë këshillë, bëje në mënyrën tënde’ dhe ai dëshiron të luajë akoma”.

Marcello Lippi dhe Gianluigi Buffon në stërvitje (Foto: Gety Images)

“Do të më pëlqente që ta kishte përfunduar karrierën te Juventusi, por kjo është çështje personale. Nëse mendon se mund të luajë akoma, duhet ta bëjë këtë”.

Lexo po ashtu Lajmet për BUFFON

“Ai do të vazhdojë të luajë derisa ndihet se është numri 1”, ka thënë Lippi për Radio Anch’io Sport, i cili më pas ka folur edhe për vendin e portierit të kombëtares së Italisë.

Marcello Lippi dhe Gianluigi Buffon si kampionë bote (Foto: Gety Images)

“Buffoni dhe ekipi kombëtar? Mendoj se ka marrë fund… Natyrisht se ai do t’u ndihmojë portierëve tjerë drejt ngritjes, mirëpo e ka marrë vendimin e tij dhe do ta respektojë”, ka theksuar ish-përzgjedhësi i Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version