Lionel Scaloni beson se Lautaro Martinez e meritoi “Topin e Artë” më shumë se kushdo pas vitit të tij të shkëlqyer 2024.
Sulmuesi shkëlqeu për klubin dhe kombëtaren këtë vit, duke fituar vendin e tij në listën e ngushtë me 30 lojtarë për çmimin e këtij viti.
Martinez kryesoi listën e golashënuesve në Serie A ndërsa Inter fitoi Scudetton e 20-të sezonin e kaluar, duke shënuar 24 gola në 33 ndeshje.
Ai e mbajti atë formë në Kupën e Amerikës, duke shënuar pesë gola për të fituar “Këpucën e Artë” pavarësisht se luajti vetëm 221 minuta ndërsa Argjentina fitoi garën për edicionin e dytë radhazi.
Rezultati i Martinez ishte më i miri i një argjentinasi në Kupën e Amerikës që nga fillimi i shekullit, duke barazuar Lionel Messin në 2016 dhe Juan Roman Riquelme në 2007.
Scaloni beson se këto arritje duhet ta vendosin 27-vjeçarin ndër të preferuarit.
“Lautaro e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo. Ai ka pasur një vit spektakolar. [Në Copa America] ai shënoi në finale dhe ishte golashënuesi më i mirë. Shpresoj që t’i jepet atij”, deklaroi Scaloni në konferencë për shtyp. /Telegrafi/