Telegrafi

Lionel Messi theu dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Futbollisti argjentinas i PSG-së, Lionel Messi u bë ‘pronar’ i dy rekordeve të tjera në Ligën e Kampionëve.

PSG ka mposhtur Maccabi Haifan të mërkurën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1 dhe Messi ka shkruar faqe të reja në historinë e kësaj gare elitare evropiane.

Pasi skuadra izraelite kaloi në epërsi, Messi barazoi me një asistim të Kylian Mbappe.  Me këtë gol ai theu dy rekorde.

Argjentinasi u bë lojtari i parë që shënoi kundër 39 klubeve në Ligën e Kampionëve dhe la pas Cristiano Ronaldon, mjeshtrin portugez që shënoi kundër 38 skuadrave.

Përveç kësaj, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bë lojtari i parë që shënoi në 18 sezone të Ligës së Kampionëve.

Leo ka shënuar në çdo sezon të Ligës së Kampionëve që nga viti 2005/2006.

Rivali i tij më i afërt është sulmuesi i Realit, Karim Benzema, i cili ka shënuar gola në 17 sezone. /Telegrafi/