Lionel Messi do të stërvitet nën urdhëratë e trajnerin e tij të ri Ronald Koeman për herë të parë të hënën.
Fillimisht argjentinasi do të duhet të testohet për coronavirus, pastaj të bashkohet me ekipin.
Argjentinasi nuk shkoi në qendrën stërvitore të klubit të Barcelonës të shtunën, një ditë pasi njoftoi për vendimin e tij, që do të qëndrojë.
Phil. #SaturdayMotivation pic.twitter.com/MJC04XTzEZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 5, 2020
Philippe Coutinho tashmë është bashkuar me ekipin në përgatitje, ndërsa një pjesë tjetër e lojtarëve do të kthehen pas ndeshjeve me kombëtaret.
Barcelona do të luajë ndeshjen e parë miqësore të shtunën e ardhshme, më 12 shtator, kundër Nastic de Tarragona në stadiumin “Johan Cruyff”.
Messi pritet të bashkohet në stërvitje nga e hëna dhe në këtë ndeshje mund të ketë disa minuta. /Telegrafi/