Site icon Telegrafi

Lionel Messi shpallet ‘Lojtari i Muajit’ prill

Lionel Messi ka shënuar 51 gola në 49 paraqitje këtë sezon dhe në total ka realizuar 504 gola për Barcelonën – më së shumti në historinë e klubit.

Sulmuesi 29-vjeçar fitoi çmimin ‘Lojtari i Muajit’ prilli pas realizimit të tetë golave në gjashtë ndeshje të La Ligës, përkatësisht duke ka mposhtur portierët e Sevillës, Real Sociedadit, Real Madridit dhe Osasunës.

Por, është interesant fakti se kjo është vetëm hera e dytë në karrierë që argjentinasi e fitoi këtë çmim.

Messi ka shënuar deri më tani 35 gola në La Liga duke lënë shumë poshtë rivalët për të fituar titullin e golashënuesit të ligës elitare spanjolle ‘Picici’. /Telegrafi/

Exit mobile version