Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, po vazhdon të rigjejë formën e tij pas rikthimit në klub, ku mosmarrëveshja mes tij dhe drejtuesve zgjati disa ditë.
Në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndaj Gironas, ylli argjentinas, ka arritur të shënojë dy herë dhe të jap një asistim të jashtëzakonshëm.
Fillimisht ishte asistimi tij që erdhi për Francisco Trincaon, i cili pastaj pasoi te Philippe Coutinho që shënoi për 1-0.
W?W! pic.twitter.com/h2eka8HN6I
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2020
Superylli 33-vjeçar argjentinas pas pasimit të bukur, mori vet fatin e aksionit të radhës mbi supe, duke prodhuar një super gol me një goditje me të djathtën nga jashtë zonës në fund të pjesës së parë (2-0).
? ?????? !!!!! ? pic.twitter.com/XaKV7gVhrq
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2020
Sidoqoftë, Messi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë personal, duke treguar edhe një herë që ai është larg lojtari më i mirë në qarkullim.
Receive the pass.
Turn around.
Off the back.
Nothing but net.WATCH LIVE ON BARÇA TV+!
▶️ https://t.co/v28AM27Zzq pic.twitter.com/10DjTwllXk— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2020
Barcelona po luan kundër Girona në stadiumin “Johan Cruyff” në një ndeshje miqësore përpara fillimit të sezonit të ri të La Liga. /Telegrafi/