Lionel Messi do të paraqitet sot në një gjykatë të Barcelonës rreth akuzave për evazion fiskal.
Sulmuesi 27-vjeçar dhe babai i tij Jorge janë akuzuar për mashtrim në Spanjë në vlerë mbi 4 milionë euro, duke iu shmangur pagesës së tatimeve nga të ardhurat e të drejtave të imazhit në periudhën 2007-2009.
Organet tatimore spanjolle janë duke kërkuar që Messi me të atin të burgosën për dy vite.
Messi do të jap sot provat, e cila pritet të jetë dita e fundit e një seancë tre-ditore.
Ylli Barcës mohon të gjitha akuzat për evazion fiskal. KËTU klikoni për ta parë LIVESTREAM. /Telegrafi/