Site icon Telegrafi

Lionel Messi nuk hezitoi kur përmendi talentin i cili i kujton atij veten kur ishte i ri

Lionel Messi ka identifikuar një lojtar nga ‘gjenerata e re’ që i kujton atij veten kur ishte më i ri. 

Tetë herë fituesi i Topit të Artë vizitoi selinë e Adidas në Gjermani këtë javë, së bashku me bashkëlojtarët e tij Sergio Busquets dhe Jordi Alba. 

Aty Messi ishte prezent në skenë së bashku me shefin e Adidas, Bjorn Gulden, i cili i bëri argjentinasit disa pyetje. 

Messi iu përgjigj një sërë prej atyre pyetjeve, por një përgjigje që dha për Lamine Yamal bëri të gjithë të flasin. 

“Futbolli po ndryshon dhe ka një gjeneratë të re që po rritet. Kush është një lojtar nga kjo gjeneratë e re të cilin e shikoni dhe mendoni, ‘Ky jam unë kur isha më i ri’”. 

“Kam dëgjuar për Lamine Yamal, pa asnjë dyshim. Varet nga ai dhe gjithashtu nga faktorët e tjerë, të qëndrojë konsistent, por ai tashmë është pjesë e së tashmes dhe pa asnjë dyshim, ka një të ardhme të madhe para vetes”, ka thënë Messi. 

Kjo nuk është hera e parë që Messi është pyetur për të identifikuar talentin e ri më të mirë në botën e futbollit. 

Më herët në vitin 2020, argjentinasi përmendi Jadon Sancho, Mason Mount dhe Phil Foden kur u pyet për të emëruar 15 lojtarët që janë në rritje./Telegrafi/

Exit mobile version