Telegrafi

Lionel Messi, njeriu i momentit

Njëzet gola në 28 ndeshje kundër rivalit më të madh lokal, Espanyolit.

Lionel Messi ka shënuar 17 herë në derbin katalunas në La Liga, ndërsa dy gola i ka shënuar kundër tyre në Kupën e Mbretit.

Pas humbjes së pastër në Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit, Blaugranat e kanë rigjeneruar numrin 10-të të tyre, ku në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola.

Duke mos harruar edhe tre gola të shënuar në ndeshjen e fundit kundër Betisit.

Messi para vitit të ri do ta marr edhe ‘Këpucën e Artë’ për herë të katër në karrierë, shkruan Marca.

Luis Suarez ishte i lënduar në dy ndeshjet e para, ndërsa vetëm tani është gati Ousmane Dembele, me Gerard Deulofeu të vetëm të gatshëm.

Në pesë ndeshjet zyrtare, Valverde nuk e ka provuar ende treshen më të fortë të sulmit, me Messin që ishte i gatshëm t’i mbyll ndeshjet.

Ai duket i lumtur me vendimin e trajnerit që e ka nxjerrë nga vija, për ta dërguar në qendër si nëntë fals. /Telegrafi/