Telegrafi

Lionel Messi në histori, shënon për të 15-tin vit radhazi në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi . (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka arritur të realizojë së paku një gol në 15 sezone rresht në këtë garë.

Ai në sezonin e 15-të hapi serinë e golave në përballjen me Slavia Pragën në xhiron e tretë të Grupit F.

Argjentinasi e gjeti golin që në minutën e tretë të takimit.

Lionel Messi. (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Messi po ashtu e barazoi Raulin dhe Cristiano Ronaldon si futbollistët që kanë shënuar gola ndaj më së shumti ekipeve të ndryshme në garën më të madhe evropiane.

Me golin ndaj Slavias janë bënë 33 klube që kanë pranuar gol nga Messi. /Telegrafi/