Lionel Messi e bëri Topin e Artë një çështje familjare pasi mbërriti me gruan dhe tre fëmijët e tij.
Ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, 36 vjeç, është favoriti kryesor për të fituar për të tetin herë me radhë çmim prestigjioz.
Messi e udhëhoqi vendin e tij drejt fitores së Kupës së Botës në Katar dhjetorin e kaluar, shkruan The Sun.
Dhe përpara se të merrte edhe një herë trofeun e famshëm të artë, Messi u bashkua me më të afërmit dhe më të dashurit e tij në tapetin e kuq në Theatre du Chatelet në Paris.
Ai dukej elegant me një kostum të zi të kompletuar me një kravatë.
Gruaja e Messit, Antonela Roccuzzo shkëlqeu me një fustan me sup hapur, ndërsa tre djemtë e tyre – Mateo, Thiago dhe Ciro – dukeshin të adhurueshëm me kostume, këmisha të bardha dhe atlete gjithashtu të bardha.
Shokët e skuadrës së Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior sigurisht që ranë në sy edhe në tapetin e kuq.
Bellingham – i cili u kurorëzua fituesi i “Kopa Trophy” si lojtari më i mirë i ri në botë – zgjodhi një kostum me pantallona të gjerë dhe xhaketë të zezë, dhe këmishë të bardhë.
Vinicius, ndërkohë, shkoi për një xhaketë të kuqe kadife dhe këpucë të ngjashme.
Erling Haaland dhe e dashura Isabel Johansen bënë një hyrje madhështore me dukjen e tyre plotë elegancë.
Sulmuesi i Manchester City shijoi një sezon debutues sensacional në Etihad, duke shënuar 52 gola për të fuqizuar skuadrën e tij të re në një trefishtë historik.
Kylian Mbappe arriti në ceremoni i veshur me një kostum gri, këmishë dhe kravatë të zezë.
Dhe Ilkay Gundogan, Lautaro Martinez, Rodri dhe Julian Alvarez mbërritën të gjithë me partnerët e tyre magjepsës.
Por nuk ishin vetëm të nominuarit që tërhoqën vëmendjen në ceremoninë e Topit të Artë.
Didier Drogba dhe David Beckham ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë vjetore. /Telegrafi/