Site icon Telegrafi

Lionel Messi humb qetësinë – gjuan gjyqtarin me top, duke rrezikuar përjashtimin

Barcelona po humb pas 45 minutave të para ndaj Alavesit me rezultatin 1-0, me një gol që erdhi pas një gabimi të portierit Neto.

Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi nuk duket aspak i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij dhe në fundin e pjesës së parë humbi edhe qetësin që e karakterizon.

Gjyqtari po vraponte drejt tij, ndërsa argjentinasi goditi me top në drejtim të kryesorit.

Gjyqtari Alejandro Hernández e ndëshkoi vetëm me kartonë të verdhë, por ka mundur që ta përjashtojë.

Lexo po ashtu Portieri i Barcelonës, Neto bëri një gafë amatore tek goli i shënuar nga Alavesi

Një tjetër moment interesant në pjesën e parë ishte edhe një goditje e dënimit e gjuajtur nga Leo Messi.

Alaves futi të gjithë 10 futbollistët dhe portierin në rrezen e golit. /Telegrafi/

Exit mobile version