Telegrafi

Lionel Messi është një hap larg që të bëhet më legjendar se Diego Maradona

Lionel Messi duhet të fitojë Kupën e Botës “Katar 2022” për të çimentuar emrin e tij si lojtari më i madh argjentinas që ka jetuar ndonjëherë, duke ia kaluar të ndjerit, legjendës Diego Maradona.

Messi, 35 vjeç, shënoi golin e tij të parë në fazën eliminatore të Kupës së Botës për të mposhtur Australinë dhe për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i vendit të tij në historinë e turneut.

Goli i tij i nëntë në Kupën e Botës e çon atë përpara Maradonës dhe një pas liderit të të gjitha kohërave si Gabriel Batistuta.

Ky gol kundër Australisë përmirëson numrin e Messit në tre gola në “Katar 2022”, pasi më parë shënoi ndaj Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Messi tani ka 789 gola në 1000 ndeshje të karrierës profesionale si për klubin ashtu edhe për vendin.

Golat e Messit në Kampionate Botërore

1.Gjermani 2006 | kundër Serbisë dhe Malit të Zi | Faza e grupeve

2.Brazil 2014 | kundër Bosnje dhe Hercegovinës | Faza e grupeve

3.Brazil 2014 | kundër Iranit | Faza e grupeve

4.Brazil 2014 | kundër Nigerisë | Faza e grupeve

5.Brazil 2014 | kundër Nigerisë | Faza e grupeve

6.Rusi 2018 | kundër Nigerisë | Faza e grupeve

7.Katar 2022 | kundër Arabisë Saudite | Faza e grupeve

8.Katar 2022 | kundër Meksikës | Faza e grupe

9.Katar 2022 | kundër Australisë | Faza e 1/8-tës

Messi më legjendar se Maradona?

Argjentina dështoi në Kupën e Botës së vitit 2014 në Brazil , duke humbur finalen ndaj Gjermanisë në kohën shtesë.

Messi ka të ngjarë të luajë Botërorin e fundit të karrierës së tij, kështu që nëse nuk fiton, ai kurrë nuk do të krahasohet me Maradonën.

Maradona kishte një fitore dhe një humbje në finalet e Kupës së Botës, kështu që Messi do ta mbyllte karrierën e tij me të njëjtin rekord nëse e çon Argjentinën drejt lavdisë dhe triumfit në Katar.

Messi është tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Argjentinës dhe ka më së shumti paraqitje ndërkombëtare, por ai duhet të fitojë Kupën e Botës nëse dëshiron të mos lërë asnjë dyshim për të qenë më i miri që ka luajtur ndonjëherë.

/Telegrafi/