Telegrafi

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 nga FIFA – hapet rruga për Topin e tetë të Artë

Lionel Messi është zyrtarisht lojtari më i mirë në botë për vitin 2022 dhe kjo u konfirmuar nga FIFA në ceremoninë që po mbahet në Paris.

Ylli 35-vjeçar e udhëhoqi Argjentinën drejtë triumfit për te Kupa e Botës, i pari për të dhe i vetmi që i mungonte në muzeun e tij të pasur.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mposhti konkurrencën nga Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.

Lexo po ashtu Çmimi i trajnerit të vitit nga FIFA shkon në duart e Scalonit

Messi ishte po ashtu i dyti me gola (7) në këtë turne, pas Kylian Mbappes (8), derisa arriti të shënonte në atë finale, ndërsa vitin e mbylli me 18 gola në të gjitha garat.

Padyshim se ky çmim i hap rrugën argjentinasit edhe për Topin e tetë të Artë në karrierë, pasi triumfi në Kupën e Botës ka peshë të madhe në përcaktimin e fituesit. /Telegrafi/