Telegrafi

Lionel Messi duket se e ka rikthyer rininë – performancat ‘e frikshme’, saqë Barca mund të shpresojë për një tjetër tripletë

Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Tifozët e Real Betisit në Estadio Benito Villamarin nuk patën zgjidhje tjetër, pos ta duartrokisnin magjinë e Lionel Messit mbrëmjen të dielës, kur shënoi një het-trik mbresëlënës. Argjentinasi u befasua me këtë reagim, sepse nuk i kishte ndodhur që të brohoritej nga tifozët e një ekipi kundërshtar.

Për superyllin e Barcelonës na kanë mbaruar epitetet, të gjitha lëvdatat për të janë shfrytëzuar. Duhet të zbulohen fjalë të reja posaçërisht për të. Secilën herë që e shikoni duke luajtur, ai bën diçka që nuk e keni parë më herët. Dhe këtë e bën qe shumë vite.

Ai vazhdon ta rishpikë atë në të cilën është brilant, ndërsa Gerard Pique e përmbledh më së miri: “Ka edhe lojtarë të tjerë si mesi që janë shumë të veçantë. Por, Messi është duke e bërë vazhdimisht qe 14 vite dhe kjo e bën atë unik”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Pique ka të drejtë, kjo është padyshim fuqia e tij më e madhe. Javë pas jave, vit pas viti, ai vetëm po ngritet. I vetmi që mund të krahasohet me të është Cristiano Ronaldo.

Infografikë (Foto: Marca)

Në sezonin 2018/2019 duket sikur Messi e ka rigjetur rininë. Ai nuk ka luajtur deri më tani me Argjentinën dhe kjo ia ka përmirësuar paraqitjet, saqë ka shënuar një gol për çdo 76.7 minuta. Këtë edicion është në formën e tij më të mirë.

Në sezonet 2011/12 dhe 2012/13, ai kishte shënuar 59 dhe 73 gola, respektivisht. Por, këtë sezon paraqitjet e tij janë në të njëjtin nivel, ashtu si edhe golat që po i shënon. Atij i kanë mbetur së paku edhe 13 ndeshje këtë edicion (edhe pse do të shpresojë të luajë në 16-të nëse Barcelona luan në finale të Ligës së Kampionëve).

Numrat e tij janë të frikshëm, po luan si një makinë dhe titujt po vazhdojnë të vijnë. Messi vazhdon t’i shkatërrojë kundërshtarët, por këtë e bën në mënyrë të bukur, saqë nuk hidhërohen edhe tifozët kundërshtarë.

Falë formës së tij, Barcelona mund të shpresojë për një tjetër tripletë, edhe pse të tjerët në klub hezitojnë ta pranojnë këtë gjë duke u treguar modestë. /Telegrafi/