Telegrafi

Lionel Messi blen apartament në vlerë 7.3 milionë euro në Miami: Posedon pishinë, bodrum me 1 mijë shishe verë dhe kuzhinier personal

Lionel Messi ka blerë një apartament në Miami në vlerë prej 7.3 milionë euro, që i ka hije një mbret të futbollit.

Kjo ka bërë që shumë të flasin për super yllin argjentinas dhe të ardhmen e tij që mund të jetë në Amerikë.

Messi , tani 33 vjeç, ka blerë të gjithë katin e nëntë të një apartamenti luksoz në Florida.

Sipas The Real Deal, prona e shquar ndodhet në Sunny Isles Beach me pamje të bukur nga oqeani.

Ka katër dhoma gjumi, katër banjo, pamje 360 ​​gradë dhe madje edhe një bodrum vere me 1000 shishe. Po ashtu ka kuzhinier personal.

Po ashtu ai ka edhe pishinën e tij private, ndërsa Messi dhe familja e tij kanë akses në gjashtë pishina në total.

Ekziston gjithashtu një banjë, një palestër, një studio joga, një shtëpi për lojë për fëmijë dhe një bar.

Duket se Messi po vazhdon të zgjerojë pasurinë  tij të pronave pasi ka blerë një apartament në Porsche Design Tower dy vjet më parë.

E ardhmja e legjendës së Barcelonës mbetet në dyshim pasi kontrata e tij me klubin nga “Nou Camp” skadon këtë verë. /Telegrafi/