Site icon Telegrafi

Linjë telefonike falas për denoncimin e shkeljes së të drejtës zgjedhore në Maqedoni

Në zyrën e Avokatit të Popullit, qytetarët do të mund të paraqesin nga dita e hënën (1 prill) çdo shkelje të së drejtës për të votuar, në linjën e telefonike pa pagesë 0800 54321.

Të gjitha parregullsitë mund të raportohen gjatë periudhës parazgjedhore dhe në ditën e votimit.

Linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe pas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë.

Për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të votuar, Avokati i Popullit do të ndërmarrë masa urgjente për veprime efektive nga autoritetet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të obliguara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara./Telegrafi/

Exit mobile version