Site icon Telegrafi

Linjë e re ajrore nga Shkupi për në Doha

Së shpejti do të mund të fluturojmë për në Doha të Katarit nga aeroporti i Shkupit. Këtë të dhënë e publikoi kompania ajrore ”Qatar Airways”, e cila e zgjeron ofertën e saj të fluturimeve në 14 destinacione të reja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kompania ka për qëllim ”pushtimin” e tregut të transportit ajror përmes fluturimeve në Evropë, Afrikë, Azinë juglindore dhe Oakland të Pacifikut jugperëndimor.

Ndërkaq, përveç njoftimit zyrtar të kompanisë, tani për tani, në Maqedoni nuk ka ndonjë detal shtesë në lidhje me oraret e fluturimeve apo edhe çmimin e biletave./Telegrafi/

Exit mobile version