Site icon Telegrafi

Linja të reja me tren në relacionin Shkup-Manastir-Shkup

Nga Hekurudhat e Maqedonisë informojnë se duke filluar nga Qershori në relacionin Shkup-Manastir do të ketë 7 linja hekurudhore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krahas trenave ekzistues do të futen në përdorim edhe trena të rinj. Kështu, do të ketë 3 linja për udhëtar dhe 4 garnitura ekspres që do të lëvizin çdo 2-3 orë.

Si informacion shtesë, nëse jeni student, pensionist apo i ri deri 28 vjeç duhet të keni parasysh këto oferta të Hekurudhave të Maqedonisë:

– Çdo të enjte trenin pa pagesë mund ta përdorin studentët,
– Çdo fundjavë të tretë të çdo muaji trenin pa pagesë mund ta përdorin të rinjtë deri 28 vjet,
– Çdo të dytën fundjavë pensionistët mund ta përdorin trening, pa para./Telegrafi/

Exit mobile version