Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit paralajmëron linja të reja fluturimi deri në Shkup dhe Ohër nga Ankara, Izmiri dhe Stambolli. Kjo agjenci në bashkëpunim me TURSAB dhe Asociacionin e Agjencive Turistike të Turqisë organizoi takime biznesore me 20 tur-operaturë nga Turqia.
Sipas Agjencisë, rritja e linjave të fluturimit do të thotë mundësi më të thjeshtë për udhëtim të turqve në vend dhe e kundërta, ndërsa interesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë në të kaluarën dhe afërsia me historike mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tur-operatorët nga Turqia do të vizitojnë edhe pjesën jug-perëndimore të vendit, çarshitë e Shkupit, Manastirit dhe Ohrit dhe bustet historike otomane.
Numri i turistëve turq nga janari i vitit 2019 deri më korrik të këtij viti është 65.403, ndërsa numri i bujtjeve është 96.325. Turqi më së shumti kanë vizituar rajonin e Shkupit dhe rajonin jug-perëndimor./Telegrafi/