Përmirësimet e Samsung për linjën e Galaxy S23 të këtij viti përfshijnë sensorë të kamerës me rezolucion më të lartë dhe fotografi të përmirësuar në dritë të ulët, sipas disa informacioneve nga Samung China.
Telefonat e rinj pritet të shpallen zyrtarisht pas tre javësh më 1 shkurt në eventin e parë me prani fizike të Samsung për smartphone që nga fillimi i pandemisë, transmeton Telegrafi.
Këto informacione tregojnë një treshe lente kamerash, të cilat ka gjasa të përfaqësojnë kamerat kryesore, ultra të gjera dhe telefoto që do të shihen në Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Plus (thashethemet sugjerojnë se S23 Ultra do të ketë një lente shtesë periskopi).
Njëri prej trailereve ngacmues thotë se “po vjen rezolucion i vlefshëm” me “megapikselë që do t’ju bëjnë të habiteni”, derisa i dyti tha se “po vijnë foto mahnitëse të natës” me kamera që janë “të krijuara për dritën e hënës”. /Telegrafi/