Site icon Telegrafi

Linja ajrore Maqedoni-Brussels zhvillohet në kushte normale

Trafiku ajror nga Maqedonia në Brussels zhvillohet normalisht në përputhje me rendin e vendosur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për sot dhe nesër nuk ka fluturime të planifikuara në këtë kryeqytet evropian, dhe se fluturimi i ardhshëm duhet të bëhet të premten përmes kompanisë ajrore “Wizz Air” në aeroportin “Charlotte”, e cila deri tani nuk ishte cak i sulmeve terroriste por që ndodhën dje në Brussels.

‘Trafiku ajror në të dy aeroportet e Maqedonisë zhvillohet normalisht, sipas orarit të rregullt të fluturimit, njofton shërbimi për shtyp të aeroportit “Aleksandri i Madh”.

Prandaj thonë ata, në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë marrë të gjitha masat parandaluese në kuadër të standardeve ndërkombëtare të aviacionit.

Deri më tani shtetet evropiane kanë ngritur nivelin e sigurisë në aeroportet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version