Telegrafi

“Më lini të qetë” – fjalët e Anthony Joshuas pas duelit me Helenius

Anthony Joshua e fitoi duelin ndaj Robert Helenius mbrëmë, duke shkaktuar nokaut qysh në raundin e shtatë.

Boksieri britanik pati një strat të ngadalshëm, por që me kalimin e raundit filloi të kishte ritëm më të lartë.

Helenius nuk e përballoi nivelin e tij dhe në raundin e shtatë për një çast lëshoi duart më poshtë se sa që duhet, për të përqafuar dyshemenë.

Lexo po ashtu Anthony Joshua e bëri Robert Heleniusin për oksigjen artificial me goditjen në raundin e shtatë

Pas duelit, Joshua ka kërkuar që njerëzit ta lënë të qetë, pasi është koha e tij në ring.

“Njerëzit duhet të më lënë të qetë, kjo është koha ime në ring”, ka thënë ai fillimisht për DAZN.

“Më lër të vazhdoj të bëj atë që dua të bëj. Heleniusit i thashë të vinte përsëri. Mendoj se ai mund t’u shkaktojë njerëzve shumë probleme”.

Lexo po ashtu Në një duel si në stërvitje, Joshua nokauton brutalisht Heleniusin në raundin e shtatë

“Nuk dua të them shumë. Dua të të shoh përsëri edhe dy herë këtë vit. Faleminderit Eddie (Hearn)”, ka shtuar më tej Joshua.

AJ po synon që në fund të këtij viti të përballet me Deontay Wilderin, më pas në fillim të vitit 2024 të ketë një shans për titullin WBC kundër Tyson Furyt. /Telegrafi/