Telegrafi

Lingard i vendosur të qëndrojë te Unitedi

Jesse Lingard (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, nuk dëshiron të largohet nga Old Traffordi këtë verë – bën të ditur Metro Sport.

Futbollisti anglez është lidhur me disa klube, mirëpo ai dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë.

27-vjeçari ka edhe 12 muaj kontratë me Djajtë e Kuq, mirëpo Unitedi e ka edhe opsionin e vazhdimit për një vit tjetër.

(Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe Evertoni janë dy klubet që kanë shprehur më së shumti interesim për shërbimet e tij, mirëpo mesfushori preferon të qëndrojë te klubi aktual.

Lexo po ashtu Arsenali nuk e përjashton mundësinë e transferimit të Jesse Lingard

Lingard vjen nga Akademia e Unitedit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i huazuar në disa klube, si Leicester City, Birmingham, Brighton e Derby County. /Telegrafi/