Jesse Lingard do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori ofensivë anglez nuk ka pasur një sezon të mirë dhe ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
27-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka arritur të shënoj më shumë se tre gola e të bëjë tre asistime.
Kjo ka bërë që United të heq dorë përfundimisht nga mbajtja e tij në skuadër.
Megjithatë lojtari ka oferta të shumta, pasi pesë është numri i skuadrave që e duan atë.
Everton, Newcastle United dhe Arsenal e duan qëndrimin e tij në Ligën Premier.
Në anën tjetër Lingard kërkohet edhe nga Borussia Moenchegladbach dhe Roma.
Djajtë e Kuq janë gati ta lënë të lirë yllin anglez nëse vije një ofertë prej 15 milionë eurove. /Telegrafi/