Gary Lineker ka thënë se vazhdon ta përcjellë Barcelonën kur luan, ndërsa shton se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Sa luante në Spanjë, Lineker kishte shënuar 42 gola në 103 ndeshje në La Liga.
“E dua Barcelonën” ka thënë Lineker për Mundo Deportivo.
“I shikoj ndeshjet e tyre: jam tifoz i Barcelonë, së bashku me katër fëmijët e mi”.
“Barcelona ka qenë më e mirë që kur luanin Ronaldinho, Xavi, [Andres] Iniesta dhe tani edhe me Messin”.
“Messi është nga një botë tjetër. Ai bën katër, pesë gjëra në një ndeshje, që unë nuk kam arritur t’i bëjë në të gjithë karrierën”.
“Ai bën gjëra të jashtëzakonshme, është më i miri në histori”.
“Barcelona luan me 13 lojtarë, pasi e kanë Messin”, ka thënë Lineker.
Sipas anglezit:”Shumë thonë që Maradona është më i mirë se Messi pasi e ka fituar Kupëne Botës, por Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, ndërsa Messi e ka fituar katër herë”. /Telegrafi/