Kompania e njohur e aplikacionit të komunikimit “Line” ka vendosur të hyjë në industrinë e kriptovalutave pasi lansoi një fond 10 milionë dollarësh investimesh.
Fondi i operuar nga filiali “Unblock Corporation” i kompanisë merret me kërkim, edukim dhe shërbime Blockchain dhe do të quhet “Unblock Ventures” dhe fillimisht do të ketë një kapital prej 10 milionë dollarësh, përcjell Telegrafi.
Line pretendon se ka 200 milionë përdorues të aplikacionit kryesisht në Japoni, Tajvan, Tajlandë dhe Indonezi.
Hyrja e Line në këtë industri vjen në një kohë kur tregu i kriptovalutave po bie, ku muajin e kaluar “Line” lansoi bursën e kriptovalutave “BitBox”. /Telegrafi/