Site icon Telegrafi

I lindur për të qenë lider, Kryeziu përsëri kapiten i Luzernit (Foto)

Stinori 2016/17 mund të quhet padyshim si më i miri në karrierën e Hekuran Kryeziut.

Djaloshi nga Gjilani është duke shkëlqyer me fanellën e Luzernit këtë edicion duke qenë lider në mesfushë.

Kryeziu edhe njëherë ka konfirmuar lidership tek Luzerni duke iu besuar shiriti i kapitenit te skuadra e madhe zvicerane.

Nuk ishte hera e parë që Kryeziu e bartë shiritin pasi ai e ka mbajtur këtë edicion në disa ndeshje.

Me Kryeziun si lider, Luzerni iu kthye fitoreve pas pesë disfatave radhazi duke triumfuar tek Sioni 2-3.

Reprezentuesi i Kosovës nuk shënoi gol kësaj radhe por mori lëvdata mjaftë të mëdha për paraqitjen e tij në fushë.

24-vjeçari ka luajtur në 30 ndeshje për Luzernin këtë edicion në Superligën zvicerane duke shënuar edhe dy gola shumë të bukur.

Paraqitjet e jashtëzakonshme këtë vit kanë bërë që vlera e tij të ngritët në 1,5 milion euro.

Mbetet të shihet nëse Kryeziut do t’i besohet shiriti i kapitenit edhe me Përfaqësuesen e Kosovës pasi kapiteni aktual Samir Ujkani është i lënduar.

Kujtojmë që Hekuran ka pasur paraqitje tejet të mira edhe me Kosovën dhe është ndër lojtarët më të dashur nga tifozët kosovarë. /Telegrafi/

Exit mobile version