Telegrafi

Lindsay Lohan shfaqet me fustan nusërie në xhirimet e komedisë “Irish Wish”

Lindsay Lohan veshi një fustan nusërie për të xhiruar komedinë romantike “Irish Wish” në Westport, County Mayo, Irlandë, të premten.

Në një vështrim të parë në filmin e ardhshëm, ylli i “Parent Trap”, 36-vjeçare, – e cila së fundmi konfirmoi martesën me bashkëshortin Bader Shammas – u pa duke vrapuar përgjatë rrugës me fustanin e saj të bardhë.

Ajo do të marrë rolin kryesor të Maddie në filmin e ardhshëm, i cili flet për një martesë në Irlandë dhe tregon historinë kur dashuria e jetës së saj fejohet me shoqen e saj më të mirë.

Lindsay Lohan (Foto: Splash News)

Lindsay dukej elegante me fustanin e bardhë, i cili kishte një dizajn unik të mbuluar deri në qafë dhe një rrip përreth belit.

Lexo po ashtu Aktorja Lindsay Lohan martohet me Bader Shammas

Në përmbledhjen zyrtare të “Irish Wish” thuhet: “Kur dashuria e jetës së saj fejohet me shoqen e saj më të mirë, Maddie i lë mënjanë ndjenjat për të qenë shoqëruese e nuses në dasmën e tyre në Irlandë”.

Lindsay Lohan (Foto: Splash News)

“Maddie e kupton më pas se shpirti i saj binjak i vërtetë është dikush tjetër”.

Data e publikimit për “Irish Wish” nuk është konfirmuar ende, por ky shënon projektin e dytë me të cilin po merret.

Lindsay Lohan (Foto: Splash News)

Filmi i saj i ardhshëm “Falling For Christmas” pritet të dalë më vonë këtë vit.

Lohan ka marrë pjesë deri më tani në filma të shumta si: “Life-Size”, “Confessions Of A Teenage Drama Queen” dhe “Just My Luck”. /Telegrafi/

Lindsay Lohan (Foto: Splash News)