Këngëtari Lindon Berisha këtë vit është më i angazhuar se kurrë më parë në sferën profesionale.
Përpos këngëve të lansuara dhe krijimin e këngëve për kolegë të tjerë, ai së fundmi ka ardhur edhe me një set të fotografive, të realizuar në një formë tjetet profesionale, shkruan lajmi.net
Para objektivit të aparatit fotografik të Veton Osmanit, Lindoni ka pozuar si kurrë më parë.
Duke eksperimentuar me veshjet, pamjen dhe formën se si u fotografua, këngëtari ka habitur me pamjen e tij elegeante dhe fine.
Përpos këtij seti, ai është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që priten të lansohen së shpejti. Duket se ai dëshiron që ky vit të jetë i tij. /Lajmi/Telegrafi/