Site icon Telegrafi

Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, lojtari nuk po stërvitet me Ballkanin

Lindon Emërllahu me shumë gjasë do të largohet me Ballkani në afati kalimtar të janarit.

Telegrafi mëson se në adresën e klubit nga Suhareka kanë ardhur disa oferta.

Tashmë kanë filluar negociatat mes të gjitha palëve të përfshira dhe shumë shpejtë Emërllahu do të nisë një aventurë të re

Për këtë, lojtari nuk ka dal në stërvitje me Ballkanin dhe po pret sinjalin si cilit klub do ti bashkohet.

Lindoni nuk pritet të jetë lojtar i Ballkanit për pjesën e dytë të sezonit, duke vazhduar karrierën në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk Split dhe Lech Poznan

Edhe më parë Telegrafi ka raportuar se lojtari më i mirë i vitit 2024 në Kosovë ka oferta nga klube si, Hajduk Split, klubin letonez Riga dhe Lech Poznan nga Polonia.

Ballkani kërkon të fitojë një shumë të majme nga shitja e Emërllahut, andaj edhe në ditët në vijim pritet që marrëveshja të mbyllet me klubin që ofron atë që kërkon kampioni i elitës kosovare. /Telegrafi/

Exit mobile version