Site icon Telegrafi

Lindon Berisha vjen solo

Këngëtari shkupjan, Lindon Berisha, së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.

Arriti të futet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, duke u radhitur në mesin e këngëtarëve më të pëlqyer këtë verë.

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Adrian Gaxhën dhe Florianin, në këngët “Kalle” dhe “Syn”, Lindoni ka vendosur të vijë me një projekt solo.

Këngëtari për Telegrafin tha se është duke punuar rreth disa projekteve të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.

“Jam duke punuar rreth disa këngëve, me të cilat do të vijë solo dhe besoj që njëra nga këngët do të jetë gati për muajin shtator”, tha artisti duke mos zbuluar detaje rreth këtij projekti, i cili dëshiron të jetë një befasi për fansat e muzikës së tij.

Ndryshe artistët kanë paralajmëruar se gjatë muajin shtator do të fillojnë me “label-in” e tyre, pjesë e të cilit fillimisht do të jenë vetëm Adriani, Lindoni dhe Floriani, ndërsa mendohet që më vonë të zgjerohet edhe me artistë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version