Telegrafi

Lindon Berisha sjell klipin e këngës “Flm Klm”

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur nga Maqedonia, Lindon Berisha, është kthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë në skenë.

“Flm Klm” mban titullin kënga e tij më e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale me tekst e klip shumë të veçantë.

Projekti është punuar në muzikë dhe tekst nga vet Lindoni, gjersa klipi i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films.

Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Miksimin dhe masterizmin e ka realizuar NABBOO, ndërsa për producimin është përkujdesur BINNAY.

Ky është projekti rikthyes i Berishës, i cili këtë vit siç shihet do jetë më aktiv dhe më i angazhuar në prurje të reja muzikore.

Lexo po ashtu Lindon Berisha drejt rikthimit në muzikë, pas një pauze të gjatë

Këtë tanimë e gjeni në platformën digjitale, YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Telegrafi ndër tjerash ka përcjellë nga afër xhirimet e klipit të këngëtarit, dhe ju sjell në vazhdim disa fotografi nga prapaskenat. /Telegrafi/

Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

 

Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)