Së shpejti në tregun shqiptar të muzikës do të vjen edhe një krijimtari e re muzikore.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Lindon Berishës dhe dy DJ-të e famshëm shqiptarë, PM dhe Dagz.
Telegrafi mëson se kënga është titulluar “Hallall e ke” ndërsa Cricket e ka bo instrumentalin në bashkëpunim me PM-in e Dagzin.
Për videon që pritet të jetë tejet e veçantë, po përkujdeset video kompania e mirënjohur XL Films ndërsa për tekstin është kujdesur Lindoni.
Theksojmë se kënga së bashku me video do të dal gjatë javës së ardhshme, e cila pritet të jetë një hit.
Kujtojmë se vitin e kaluar DJ PM dhe Dagz ishin ndër më të kërkuarit anembanë trojeve shqiptare duke mos përjashtuar edhe vendet ku jeton diaspora shqiptare.
Ndryshe, për muzikantët kjo nuk do të jetë kënga e fundit, ku do të sjellin ndaras edhe disa të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/