Emily Dial është mami dhe infermiere dhe këtë fundjavë, ajo solli në jetë fëmijën e saj të tretë, përmes një operacioni cezarian. Emily donte të ishte më aktive kësaj here, duke marrë parasysh komplikacionet në lindjet e mëparshme.
Djali i saj i parë, Grayson, u lind me operacion dhe ndërroi jetë kur ishte vetëm 10-ditësh prej një komplikacioni në mushkëri. Kur Emily lindi fëmijën e saj të dytë, Ella tanimë katër vjeçe, ishte shumë e sëmurë për të qenë zgjuar gjatë operacionit.
Në momentin që zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë, Emily e kishte të qartë se donte të ndihmonte kolegët e saj gjatë ndërhyrjes.
Para se të shtrihej në tavolinë, Emily lau duart, veshi dorashka dhe solli fotografen Sarah Hill që të dokumentonte gjithçka.
Mjekët i plasën ujërat Emily-t dhe çanë në stomak që ajo ta kishte më të lehtë nxjerrjen e fëmijës.
Nxjerrja e fëmijës nuk i bëri përshtypje fare, por fakti që ishte vajzë, po. Ishte e sigurt se do të sillte në jetë një djalë.
“Isha e shokuar dhe e mahnitur. S’e kisha fare mendjen tek barku im i çarë. Thjesht po mendoja, Oh Zot i madh, është vajzë!” tha Emily për People.
E vogla quhet Emma dhe erdhi në jetë më 11 mars.
Emily shpreson që historia e saj të frymëzojë gra të tjera të jenë aktive gjatë lindjeve të fëmijëve të tyre dhe të kenë përvoja të mira.